Harry Styles, këngëtari i njohur 32-vjeçar, bëri një koment humoristik për martesën e ish-të dashurës së tij, Taylor Swift, gjatë koncertit në Madison Square Garden në New York.
Në një moment të koncertit, ai u referua martesave që zhvillohen në arenën e famshme, duke thënë: ‘Dhe këtu bëhen edhe dasma’.
Kjo vjen pas raportimeve se Harry ishte ftuar në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, por nuk kishte mundur të merrte pjesë për shkak të një koncerti në Londër.
Në dasmë ishte e pranishme e fejuara e tij, Zoe Kravitz, e cila është shoqe prej vitesh me Taylor.
Përveçse janë njohur në fund të vitit 2012 dhe u ndanë në janar të vitit 2013, Harry dhe Taylor duket se kanë ruajtur një marrëdhënie miqësore këto vite.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





