Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish pas marrëveshjes së arritur me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidatin e përbashkët për president të Kosovës.
Abdixhiku ka bërë të ditur se dy partitë do ta propozojnë bashkërisht profesorin doktor Bekim Sejdiu për këtë post, duke e cilësuar marrëveshjen si një zgjidhje të përgjegjshme dhe dinjitoze për vendin. ‘Sot, po i japim Republikës tonë një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze’, ka shkruar Abdixhiku.
Në reagimin e tij, ai ka vlerësuar lart figurën e Bekim Sejdiut si jurist të shquar dhe diplomat me përvojë në SHBA dhe Turqi, duke theksuar nevojën për një president që ta përfaqësojë të gjithë qytetarët me integritet dhe maturi.
Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e orientimit euroatlantik dhe të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke premtuar mbështetjen e LDK-së për këtë marrëveshje. ‘Zoti e bekoftë Kosovën!’, ka përmbyllur kryetari i LDK-së reagimin e tij.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





