Haxhiu: Mirëprit marrëveshjen për kandidatin për president të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për president të Republikës.

Haxhiu e ka cilësuar dakordimin si një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit politik dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve. “E mirëpres marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për President të Republikës”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se tashmë është e rëndësishme që procesi të përmbyllet në Kuvend, duke kërkuar që deputetët të veprojnë me përgjegjësi ndaj situatës aktuale dhe interesit të Republikës. “Dakordimi i sotëm është një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.


- Advertisement -

Tani është me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës”, ka deklaruar ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *