Grue përdhunohet afër kishe në Angli: Policia në hetime për të identifikuar autorët

Një grua është përdhunuar nga disa burra afër oborrit të një kishe në Angli pasi kishte dalë nga një klub nate në Surrey.

Sipas BBC, viktima është përndjekur pasi doli nga klubi i natës Labyrinth Epsom dhe u sulmua në orët e vona të mëngjesit.

Sulmi besohet të ketë ndodhur afër Kishës Metodiste të Epsom në Ashley Road, Epsom, transmeton Klankosova.tv.


- Advertisement -

Policia angleze tha se aktualisht nuk ka përshkrime të plota të të dyshuarve, por po kryejnë hetime të gjera për t’i identifikuar dhe gjetur ata.


- Advertisement -