OVL UÇK nderon dëshmorët e Komunës së Istogut: Sakrificat e tyre, gurthemeli i shtetit tonë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nderuar dëshmorët e Komunës së Istogut.

Me rastin e përvjetorit, përfaqësues të kësaj shoqate dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve. “Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Istogut, OVL UÇK me respekt dhe përulje nderon jetën dhe veprën e heronjve të kësaj komune, të cilët ranë nën emblemën e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, duke dhënë gjithçka për lirinë e vendit.

Sakrifica e tyre është gurthemeli i shtetit tonë dhe dëshmi e përjetshme e qëndresës dhe vendosmërisë për liri.”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së.


- Advertisement -

Sipas kësaj shoqate, dëshmorët e rënë gjatë luftës çlirimtare mbeten udhërrëfyes për brezat që vijnë, ndërsa kujtimi për ta nuk do të zbehet kurrë.


- Advertisement -