Jennifer Lopez mahnit publikun në Coachella 2026: Detajet e performancës së mrekullueshme

Jennifer Lopez, 56 vjeçe, mahniti publikun me një performancë surprizë në Coachella 2026 në Indio të Kalifornisë, ku u ngjit në skenë përkrah David Guetta-s gjatë natës së dytë të festivalit.

Këngëtarja e hitit “On The Floor” u shfaq në skenën Quasar për të interpretuar këngën e saj të re “Save Me Tonight”, e publikuar muajin e kaluar, duke emocionuar fansat që nuk e prisnin këtë dalje të saj në festival.

Bashkëpunimi i saj me DJ-in e njohur francez u prit me entuziazëm nga turma, duke shënuar gjithashtu debutimin e saj në Coachella, pavarësisht një karriere mbi 25-vjeçare, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Lopez u shfaq me një kostum të ngushtë që theksonte fizikun e saj, të kombinuar me një xhaketë me pupla në ngjyrë akuamarin dhe syze dielli, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Në momentet e para të performancës, ajo iu drejtua turmës me një buzëqeshje dhe më pas krijoi atmosferë të zjarrtë duke ndërvepruar me skenën dhe publikun.

Gjatë performancës, David Guetta e prezantoi si “një mike të veçantë”, ndërsa Lopez iu bashkua me energji setit të tij, duke sjellë një nga momentet më të komentuara të natës.

Performanca e saj erdhi pak para ngjitjes në skenë të Justin Bieber si artist kryesor i mbrëmjes.


- Advertisement -