Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në dyshimet për trafik droge në një rrugë qendrore në Ardea.
Ai u kap duke i shitur kokainë një 58-vjeçari nga Roma.
Dyshohet se përdoronte një peshore precize për ndarjen e dozave.
Të dy u ndaluan dhe droga u sekuestrua.
Blerësi u gjobit për përdorim personal të lëndëve narkotike.
Shqiptari u shoqërua në stacionin e Karabinierëve në Anzio për seancën gjyqësore, pas së cilës u dëbua nga Italia.





