Pothuajse tre dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, drejtësia për krimet e luftës vazhdon të përballet me një sfidë të madhe: sjelljen e të dyshuarve dhe të akuzuarve para drejtësisë.
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale kanë hapur mundësinë që këto raste të gjykohen edhe në mungesë të të akuzuarve.
Avokati Tomë Gashi shprehet se gjykimet në mungesë janë zgjidhje juridike për personat të cilët dyshohen ose akuzohen për krime lufte.
Gjykimi në mungesë është një solucion i mirë për të mos lënë të pandëshkuar personat e dyshuar për krime lufte.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





