Modelja dhe aktorja, Arbnora Ademaj, ka folur për formatin Big Brother dhe mundësinë që një ditë të jetë pjesë e këtij reality show.
Ajo tregon se zakonisht shikon Prime-t dhe e konsideron programin një nga formatet më të ndjekura, por nuk e sheh veten si pjesë e tij për shkak të gjuhës dhe profilit të pjesëmarrësve.
Ademaj do të kishte preferuar të ishin persona me karrierë të ngjashme me të në format. “Nuk më pëlqen gjuha.
Nëse kishim qenë me njerëz të një karriere diku aty afër, por me qenë me njerëz që vijnë me u promovu…”, deklaroi ajo.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





