Bruce Willis ka marrë pjesë në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së vajzës së tij, Tallulah Willis, e cila më 8 gusht 2026 u martua me muzikantin Justin Acee.
Dasma u zhvillua në një ceremoni intime në Sun Valley, në pronën e familjes, larg festave të mëdha dhe luksoze të Hollywood-it.
Prania e aktorit 71-vjeçar tërhoqi vëmendje të veçantë.
Willis është tërhequr prej vitesh nga jeta publike pasi u diagnostikua me demencë frontotemporale, ndaj çdo paraqitje e tij pranë familjes është veçanërisht emocionuese për fansat.
Momenti që preku më shumë publikun ishte një fotografi e publikuar nga Tallulah, ku ajo shihet duke përqafuar të atin.
Imazhi u prit me shumë emocione nga fansat, të cilët e konsideruan një moment të veçantë familjar.
Tallulah është vajza më e vogël e Bruce Willis dhe Demi Moore.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





