Përveç dënimit të Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimi, Gjykata Speciale në Hagë ka marrë edhe vendime të tjera për akuza për krime lufte dhe për pengim të drejtësisë.
Aktakuza e parë në këtë gjykatë u konfirmua në vitin 2020, ndërsa asnjëri nga gjykimet e deritanishme nuk kanë qenë lirues për të akuzuarit.
Kjo është lista e aktgjykimeve të kësaj gjykate që nga nisja e punës së saj: Më 14 dhjetor 2023, Salih Mustafa, ish-eprori i UÇK-së, u dënua me 22 vjet burgim për krime lufte.
Më 14 korrik 2025, Pjetër Shala, ish pjesëtar i UÇK-së, u dënua me 18 vjet burgim për krime lufte.
Më 2 shkurt 2023, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare, u dënuan me nga katër vjet e tre muaj burgim për pengim të drejtësisë.
Më 4 shkurt 2025, Haxhi Shala u dënua me tre vjet burgim, ndërkaq Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari me nga dy vjet për pengim të drejtësisë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





