Ministria e Jashtme e Kroacisë, përmes një reagimi zyrtar, ka deklaruar se janë në dijeni të aktgjykimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së.
Kroacia ka thënë se ky aktgjykim s’mund ta ndryshojë kontekstin historik të luftërave në Kosovë dhe se popullsia e Kosovës ka qenë viktimë e regjimit të Millosheviqit.
Për më tepër, MPJ-ja kroate ka theksuar se përgjegjësia individuale e personave të caktuar nuk duhet të shërbejë si bazë për relativizimin e këtyre krimeve, e as për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





