Altin Krasniqi ka bërë të ditur se e ka takuar babanë e tij pas shpalljes së aktgjykimit në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre.
Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.
Aktgjykimi i sotëm në Hagë është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.
UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





