Reagimi i Sali Berishës pas aktgjykimit të ish-krerëve të UÇK-së: ‘Jo të mirë për kombin’

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Berisha e ka cilësuar këtë ditë si ‘jo të mirë për kombin’, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vite burgim: Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi me nga 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *