Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi: Vendimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, ditë e zymtë për Kosovën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, duke e quajtur ditën si një moment i rëndë për Kosovën dhe për sakrificën e popullit shqiptar për liri e pavarësi.

Ajo ka njoftuar se kryesia e PDK-së do të mblidhet për të diskutuar rreth iniciativës për zhbërjen e Gjykatës Speciale dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme. “Ne do të jemi në krah të historisë, në mbështetje të çlirimtarëve tanë dhe për të mirën e vendit tonë.

Nesër do të diskutojmë të gjitha iniciativat për të zhbërë këtë gjykatë”, tha Musliu-Shoshi.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *