Këngëtarja nga Kosova, Vesa Smolica, ka njoftuar anulimin e mbrëmjes muzikore që ishte planifikuar të mbahej sonte, 16 shtator.
Vendimi i artistes vjen në shenjë respekti ndaj zhvillimeve të sotme në Gjykatën Speciale në Hagë, ku u shpall aktgjykimi në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vesa ka publikuar agjendën e mbrëmjes muzikore, mbi të cilën ka vendosur mbishkrimin e kuq “ANULOHET”.
Në njoftimin drejtuar publikut, këngëtarja ka bërë të ditur se vendimi për anulimin e mbrëmjes është marrë për shkak të zhvillimeve të sotme në Hagë, duke shprehur solidaritetin e saj me ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët në postimin e saj i cilëson si “çlirimtarët tanë”. “Për shkak të vendimit të sotëm për çlirimtarët tanë dhe në shenjë respekti, mbrëmja muzikore sonte anulohet.
Faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar Smolica.
Gjykata Speciale në Hagë e kishte caktuar 16 shtatorin 2026 si datën për shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





