Fotot e para publike të Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguezit pas martesës së tyre sekrete

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë fotografuar për herë të parë publikisht që nga martesa e tyre sekrete, teksa ndoqën nga afër ndeshjen mes Al-Nassr dhe Al-Fateh në Riad. Çifti, i cili u martua javën e kaluar në një ceremoni intime dhe private në Portugali, u shfaq në zonën VIP të stadiumit së bashku me fëmijët.

Ronaldo, 41 vjeç, dhe Georgina, 32 vjeç, dukeshin të qetë teksa ndiqnin përballjen, shkruan DailyMail.

Georgina u shfaq me një xhaketë sateni bomber, ndërsa mbajti në krahë vajzën e tyre Alana, tetë vjeç.


- Advertisement -

Binjakët Eva dhe Mateo, nëntë vjeç, ndoqën gjithashtu ndeshjen nga tribuna.

Ronaldo konfirmoi martesën me Georginën përmes një fotografie të unazave të tyre të martesës, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: “C❤️G”.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *