Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) Mirëpret Dy Oficerë Nga Forca e Sigurisë së Kosovës

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) ka pritur sot dy oficerë ndërlidhës nga Kosova, majorin Gentrit Idrizi dhe majorin Labinot Lala nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Lajmi është bërë i ditur nga Bordi i Paqes, i cili përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy zyrtarët do të ndihmojnë në lehtësimin e rrjedhës së informacionit ndërmjet ISF-së dhe Kosovës. “ISF mirëpret oficerët më të rinj ndërlidhës, majorin Gentrit Idrizi dhe majorin Labinot Lala nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kosova po dërgon më të mirët e saj për të lehtësuar rrjedhën kritike të informacionit ndërmjet ISF-së dhe vendit të tyre”, thuhet në njoftimin në Facebook.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *