Indri Shiroka eliminohet nga Ferma Vip 3: Detajet e fundit të rrugëtimit të tij në spektakël

Aktori, Indri Shiroka, është eliminuar nga gara e Ferma Vip 3, duke i dhënë fund përfundimisht rrugëtimit të tij në spektakël pas votës së publikut.

Në spektaklin e mbrëmjes, Indri u rendit ndër banorët më pak të preferuar së bashku me Klevisën dhe Kostanën, të cilat u vendosën në një sfidë mes tyre për të vazhduar më tej në lojë.

Sfida u fitua nga Kostana, e cila arriti të sigurojë qëndrimin në fermë dhe të shmangë rrezikun e eliminimit, duke e lënë garën të hapur vetëm mes Indrit dhe Klevisës.


- Advertisement -

Pas kësaj, dyshja u përball në një televotim kokë më kokë, ku publiku vendosi që Indri Shiroka të lërë garën dhe të mos vazhdojë më tej në spektakël.

Gjatë momentit të eliminimit, aktori fillimisht shprehu dëshirën për t’u larguar nga loja, por u bind të qëndrojë dhe të përballet me vendimin e publikut pas këmbënguljes së moderatores Arbana Osmani.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *