Reperi i njohur kanadez, Drake, ka tërhequr vëmendjen e medieve ndërkombëtare pas raportimeve se ai ka vendosur një bast të madh financiar në finalen e UEFA Champions League, ku Arsenali përballet me Paris Saint-Germain.
Sipas këtyre raportimeve, Drake ka vënë një bast prej rreth 1 milion dollarësh (rreth 925 mijë euro) në favor të Arsenalit, duke besuar se skuadra angleze do të arrijë të triumfojë në ndeshjen vendimtare ndaj gjigantëve francezë të PSG-së.
Ky veprim ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, duke qenë se reperi njihet për bastet e tij të mëdha në evente sportive, të cilat shpesh kanë tërhequr vëmendje edhe për rezultatin e tyre të paparashikueshëm.
Finalja mes Arsenalit dhe PSG-së pritet të jetë një nga ndeshjet më të ndjekura të sezonit në futbollin europian, me të dyja skuadrat që synojnë trofeun më prestigjioz të klubeve në kontinent.






