Filmi “Shame and Money”: Një Histori e Dinjitetit dhe Vështirësive Financiare

Filmi “Shame and Money”, me regjinë e Visar Morinës dhe skenarin e bashkëshkruar nga Doruntina Basha, kishte premierën e tij në Cineplexx në Prishtinë, ku u mblodhën aktorët dhe protagonistët e këtij produksioni ndërkombëtar për një mbrëmje të veçantë.

Drama e këtij filmi trajton një histori të thellë që ka të bëjë me dinjitetin, presionin financiar dhe vështirësinë për të pranuar ndihmën nga të tjerët.

Qendra e narrativës është Shabani, një burrë krenar që përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe përpiqet me çdo kusht të mbajë familjen e tij, ndërsa situata financiare vazhdon të përkeqësohet.


- Advertisement -

Edhe pse nëna dhe kunati i tij përpiqen ta ndihmojnë, pranimi i mbështetjes nga ata godet krenarinë dhe ndjenjën e dinjitetit të Shabanit.

Ndërsa siguria e tij ekonomike është në rrezik, ai duhet të bëjë zgjedhje të vështira mes krenarisë dhe nevojës për të mbijetuar.

Në rolet kryesore të filmit janë Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Kumrije Hoxha, Fiona Gllavica dhe Alban Ukaj, ndërsa në kastin e tij janë edhe Tristan Halilaj dhe Abdinaser Beka.

Gjatë premierës në Cineplexx, ishin të pranishëm edhe anëtarë të kastit dhe ekipit të filmit, të cilët ndanë përvojat e tyre gjatë realizimit të këtij projekti.

Visar Morina shprehet: “Mendoj që është një histori që e përfshin ose me të cilën mund të lidhen shumë njerëz nga Kosova.

Kemi punuar shumë.

Kemi përsëritur shumë.

Edhe kemi mbajtur prova goxha shumë.

Edhe besoj se sendi më i bukur në këtë film është performanca e tyre.

Besoj që aktorët kanë dalë shumë mirë, jashtëzakonisht mirë.

Jam shumë i lumtur që kam pasur fatin të punoj me ta.” Astrit Kabashi thekson: “Historia e Shabanit brenda skenarit, edhe pse unë me Visarin kemi biseduar një kohë të gjatë edhe kur ka qenë ky duke e shkruar skenarin.

Po është një personazh, një njeri shumë i mirë, një njeri plot dinjitet edhe që lufton për familjen e tij.

Kjo më ka tërhequr më së shumti.

Unë mendoj që për të gjitha rolet, për të gjitha rolet është pak vështirë se duhet pak punë, për të dalë mirë duhet të përgatitesh goxha shumë.

E sidomos te Shabani, i cili ka qenë një punëtor goxha fizik, me punë fizike që e kanë përcjellë gjatë gjithë jetës.” Kumrije Hoxha shton: “Rrallë ka role të tilla të femrave, e sidomos grave në moshë.

Ishte një kënaqësi e madhe që e fitova rolin.

Isha shumë shumë e lumtur.

Se është një rol i një nane që është jo dominante, po e respektueshme shumë në shtëpi, një nënë e fortë, e cila e mban familjen afër, i mban djemtë afër vetes, do të thotë djemtë për çdo gjë konsultohen me nënën.” Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *