Drejtori i Telekom Serbia kundërshton vendimin për ta shpallur person non grata nga Kosova

Drejtori ekzekutiv i Telekom Serbia, Vladimir Luçiq, ka deklaruar se do ta kundërshtojë përmes rrugëve ligjore vendimin e institucioneve të Kosovës për ta shpallur person non grata.

Në një intervistë për televizionin serb, Luçiqi tha se do të angazhojë një ekip ndërkombëtar, duke përfshirë diplomatë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, për ta kundërshtuar vendimin, transmeton Zeri.info.

Fitorja ime ligjore, për të cilën jam i bindur se do të ndodhë, do të jetë një fitore për njerëzit në Ballkanin Perëndimor që mbështesin bashkëpunimin ekonomik dhe vendet e reja të punës, tha Luçiqi.


- Advertisement -

Ai e cilësoi vendimin edhe si pjesë të një qasjeje që, sipas tij, e vështirëson pozitën e serbëve në Kosovë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës e shpalli Luçiqin person të padëshiruar disa ditë më parë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte thënë se vendimi ishte marrë bazuar në deklaratat e drejtuesit të Telekom Serbia.

Vendimi erdhi një ditë pasi Luçiqi vizitoi degën e kompanisë MTS në veri të Mitrovicës dhe njoftoi investime të reja.

Drejtori i Telekom Serbia tha se kompania do të vazhdojë investimet në Kosovë, veçanërisht në telefoninë fikse, duke përmendur ndërtimin e dy objekteve në Partesh dhe katër degëve të tjera.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *