Blero Muharremi përballet me humbjen e tezës: ‘Do të më mungosh gjithë jetën’

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, po përballet me një humbje familjare.

Ai ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka ndërruar jetë tezja e tij, një person me rëndësi të veçantë në jetën e tij.

Blero ka ndarë një fotografi të përbashkët me të dhe, përmes një mesazhi prekës, ka treguar se lidhja e tyre ishte shumë e ngushtë.


- Advertisement -

Për këngëtarin, ajo kishte qenë një figurë e afërt me rolin e një nëne të dytë. ‘Sot humba një pjesë të shpirtit tim.

Tezja ime, binjakja e nënës sime, por për mua një nënë e dytë’, u shpreh ai.

Tutje tha: ‘Do të më mungosh gjithë jetën.

U prehsh në paqe, o shpirt i bardhë’.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *