Tom Ford: Stilisti i Modës që Transformoi Industriën dhe Krijoi Markë të Fuqishme të Luksit

Tom Ford, i lindur më 27 gusht 1961 në Austin të Teksasit, është një nga emrat më të njohur të industrisë së modës, i lidhur me luksin, glamurin dhe stilin provokues.

Edhe pse studioi arkitekturë në Parsons School of Design, ai shumë shpejt iu përkushtua modës dhe në vitin 1990 u transferua në Milano, ku iu bashkua Gucci-t.

Në vitin 1994, Ford u bë drejtor kreativ i Gucci-t, në një kohë kur marka po përballej me vështirësi të mëdha financiare.


- Advertisement -

Me një estetikë të guximshme, fushata provokuese dhe dizajne luksoze, ai arriti ta transformojë imazhin e shtëpisë së modës.

Brenda pak vitesh, shitjet u rritën ndjeshëm dhe Gucci u shndërrua në një prej markave më të fuqishme të luksit.

Pas largimit nga Gucci Group në vitin 2004, Ford krijoi markën Tom Ford, e cila u zgjerua në veshje, aksesorë, syze, kozmetikë dhe parfume.

Krijimet e tij u preferuan nga shumë yje botërorë, teksa gjithashtu projektoi kostumet e Daniel Craig për katër filma të serisë ‘James Bond’.

Në vitin 2022, Estee Lauder bleu biznesin e bukurisë Tom Ford për 2.8 miliardë dollarë, gjersa Ford u tërhoq nga posti i drejtorit kreativ në vitin 2023.

Përveç modës, ndërtoi edhe një karrierë në kinematografi.

Filmi i tij debutues si regjisor, ‘A Single Man’, u prit mirë dhe i solli Colin Firth nominim për Oscar.

Më vonë, Ford realizoi edhe ‘Nocturnal Animals’, i cili fitoi Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Filmit në Venecia.

Në jetën private, Ford kaloi më shumë se tri dekada me Richard Buckley.

Ata u martuan në vitin 2014 dhe kishin një djalë, të lindur përmes një nëne surrogate.

Buckley ndërroi jetë në vitin 2021 pas një sëmundjeje të gjatë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *