Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, përshëndet vendimin e KGJK për lirimin e gjyqtarëve serbë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur vendimin e sotëm të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) lidhur me gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Përmes një deklarate, Haxhiu ka thënë se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për lirimin e tyre nga detyra, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore. “Përshëndes propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sapo Këshilli Gjyqësor i Kosovës t’i dërgojë propozimet, do të ndërmarr veprime për lirim nga detyra të tyre”, shkroi Haxhiu.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *