Ndërhyrja kirurgjikale e suksesshme për fiksimin e frakturës komplekse të pelvikut në QKUK

Në Klinikën e Ortopedisë në QKUK është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale për fiksimin perkutan të një frakture komplekse të pelvikut te një pacient 50-vjeçar.

Ndërhyrja është kryer përmes një teknike minimalisht invazive që synon të reduktojë dëmtimin e indeve të buta dhe humbjen e gjakut gjatë operacionit.

Procedura është realizuar nga ekipi operator i Klinikës së Ortopedisë në bashkëpunim me ekipin e Anestezionit.


- Advertisement -

Ky hap përfaqëson avancimin në trajtimin kirurgjikal të traumave të pelvikut dhe frakturave komplekse, duke ofruar mundësinë për trajtimin modern dhe minimalisht invaziv të pacientëve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *