Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti takim lamtumirë me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim lamtumirës ushtruesen e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.

Kurti e ka falënderuar Palatovën për shërbimin dhe kontributin e saj, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, kryeministri në detyrë ka theksuar nevojën që BE-ja të ndërmarrë hapa lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Union.


- Advertisement -

Sipas Kurtit, Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat, i shoqëruar me një proces të bazuar në merita.

Në fund të takimit, Kurti i ka uruar Palatovës sukses në angazhimet e ardhshme profesionale, duke theksuar se ajo do të jetë gjithmonë e mirëpritur në Kosovë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *