Autoritetet kufitare kapin tre persona për kalim ilegal të kufirit në Hani të Elezit

Autoritetet kufitare në Hani të Elezit kanë ndaluar tre persona për dyshimet se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Incidenti ka ndodhur në mesditën e së premtes.

Në deklaratën e tyre, policia ka bërë të ditur se tre personat, një mashkull kosovar, një mashkull shtetas i Serbisë dhe një femër shtetase e Maqedonisë së Veriut janë kapur gjatë kalimit të paligjshëm të kufirit.


- Advertisement -

Pas një interviste të shkurtër, të dyshuarit janë liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti po vazhdon në procedurat ligjore të rregullta.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *