Një rast me të shtëna me armë zjarri ka detyruar policinë të ndërhyjë në Kaçanik.
Në rrugën “Ismail Raka”, një 26-vjeçar me inicialet L.M është ndaluar me një armë zjarri dhe thikë.
Pas verifikimit, policia ka konfiskuar armën, fishekët, gëzhojat dhe thikën, duke shoqëruar personin në stacionin policor për hetim.
Rasti është nisur për “Përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.





