Një sulm i madh rus gjatë natës ndaj Ukrainës ka shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e më shumë se 30 të tjerëve.
Moska ka lëshuar mbi 660 dronë dhe raketa në një breshëri që ka synuar qytetin e Dnipros në Ukrainën juglindore dhe ka goditur disa rajone të tjera.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka raportuar se rusët bombarduan Dnipron dhe qytetet e tjera për gjatë gjithë natën, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën urbane.





