Aksionet për pastrimin e mjedisit bregdetar përpara sezonit turistik në Shqipëri

Sezoni turistik po afron dhe përgatitjet për mirëpritjen e vizitorëve kanë nisur me aksione pastrimi në zonat bregdetare.

Në Velipojë dhe Shirokë u zhvillua një aksion masiv për pastrimin e mjedisit, ku u angazhuan përfaqësues të autoriteteve dhe strukturave përgjegjëse për mjedisin.

Vëmendje e veçantë iu kushtua pastrimit të grykëderdhjes së Bunës, ndërsa u bë thirrje që qytetarët të kontribuojnë në mbajtjen e mjedisit të pastër.


- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, uroi për një fundjavë të mbarë për aksionet e pastrimit.

Aksione pastrimi janë ndërmarrë edhe në destinacione të tjera turistike të Shkodrës, me synimin që vizitorëve t’u ofrohet një mjedis sa më i pastër dhe i rregulluar në prag të sezonit veror.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *