Deputetja e LDK-së kritikon qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje në krizat politike në Kosovë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje në krizat e fundit politike dhe institucionale në vend.

Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se LVV kishte mbajtur rreth 60 seanca në Kuvend për të arritur qëllimin e zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryeparlamentare.

Tutje, ajo deklaron se pas këtij qëndrimi LVV tash e do presidentin me ‘çdo kusht’ duke ‘sakrifikuar’ pozitën e kryeparlamentarit në Kuvend.


- Advertisement -

Në vitin 2025 janë mbajtë rreth 60 seanca për ta bërë Albulenën kryetare të Kuvendit dhe asnjë seancë për të bërë ndonjë zgjidhje për qytetarët e vendit.

Kurti prapë po e çon vendin në zgjedhje, madje po paralajmëron edhe zgjedhje të tjera pas atyre që do të mbahën në qershor. Çmimet rriten çdo ditë.

Rinia po ikë.

Albini i ka 51%.

Me minoritetet – 66 deputetë.

E ka qeverinë krejt vetë, me 19 ministri e 4 miliardë euro buxhet në dispozicion.

Por të gjitha këto nuk po i mjaftojnë.

Kërkon pushtet më shumë se përgjegjësi.

Ai po kërkon me sundu jo me qeverisë.

Dhe meqë është derivat i krizave nuk i rrihet pa krizë, por ta dini se kostot e sjelljeve të tij janë dëme të pariparushme jo vetëm për qytetarët, por edhe për shtetin e Kosovës.

Kosova e ka armikun e jashtëm, e dimë të gjithë cili është, por jostabiliteti politik është armiku më i madh brenda vendit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *