Përkujtim për 10 vjetorin e ndarjes së Monës Ismaili, nënës së Adelina dhe Zanfinës Ismaili

Sot (e shtunë) bëhen plot 10 vjet që kur u nda nga jeta Mona Ismaili, nëna e këngëtareve të njohura të estradës shqiptare, Adelina dhe Zanfina Ismaili.

Mona Ismaili, e cila ishte bibliotekiste me profesion dhe më pas u angazhua si menaxhere e vajzave të saj në rrugëtimin e tyre artistik, u shua më 25 prill 2016, pas një beteje me sëmundjen e kancerit.

Në këtë ditë përkujtimore, Adelina dhe Zanfina – që për vite me radhë kanë qenë ndër emrat më të spikatur të estradës – kanë zgjedhur ta kujtojnë nënën e tyre përmes disa dedikimeve prekëse në Instagram.


- Advertisement -

Adelina ka publikuar një fotografi të Monës, të shoqëruar me fjalë të ndjera: “10 vite pa ty mami.

Dhëmbja nuk pushon kurrë.

Pusho e qetë, të dua pafund”.

Ndërsa Zanfina, në një tjetër postim, ka ndarë vargje që përshkruajnë mallin e pandalshëm për nënën e saj, duke shkruar: “Dhjetë vjet kanë kalu, si një jetë… E n’zemrën tem heshtja e ditës së parë.

Prej ditës kur shkove zemra e kohës është ndal.

Malli për ty është si lutje n’zemrën tem që nuk nalet kurr”.

Në fund, ajo e ka përmbyllur dedikimin me fjalët: “10 vjet pa ty, Mami”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *