ROSCAP thërret Kuvendin e Kosovës të mos votojë listën për Bordin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim

Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile për arsim parauniversitar ROSCAP i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të mos votojë listën e propozuar për anëtarët e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Organizatat theksojnë se procesi është i komprometuar në tërësi.

ROSCAP paralajmëron se votimi i kësaj liste nga Kuvendi do të përbënte ndërhyrje të rëndë në pavarësinë e Agjencisë së Akreditimit dhe do të rrezikonte drejtpërdrejt pozitën e saj në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurimit të cilësisë.


- Advertisement -

ROSCAP i bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të refuzojnë këtë listë dhe të kërkojnë anulimin e këtij procesi, duke hapur rrugë për një procedurë të re, transparente dhe të bazuar në meritë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *