Ardit Kutleshi, një shtetas i Kosovës 28 vjeçar, do të përballet me dënim me burgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi pranoi fajësinë për krijimin dhe operimin e një faqeje interneti të paligjshme të quajtur “Rydox”.
Kjo faqe shërbente si treg për kriminelët kibernetikë, ku ata mund të blinin, shisnin dhe shkëmbenin të dhëna personale të vjedhura, si dhe të aksesonin pajisje dhe mjete për kryerjen e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e vlerësoi këtë rast si një shembull të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.
Ajo falënderoi zyrën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufajn, si dhe institucionet e tjera në Prishtinë. “Një tjetër shembull i bashkëpunimit të suksesshëm SHBA – Kosovë në luftën kundër krimit kibernetik transnacional.
Faleminderit Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës, si dhe të gjithë të përfshirëve, për bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer në sjelljen e këtij rasti para drejtësisë!”, theksohet në reagimin e Ambasadës.
Kutleshi u arrestua nga autoritetet e zbatimit të ligjit në Kosovë në dhjetor 2024 dhe më pas u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2025.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





