Menaxhmenti i Trepçës ka vazhduar me largimin e përkohshëm nga puna të disa punëtorëve.
Sot, Kryeshefi Ekzekutiv ka vendosur të largojë përkohësisht dy punëtorë të Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Kishnicë dhe Artanë, me inicialet J.V. dhe S.M.
Sipas njoftimit, ky vendim është marrë për shkak të mungesës së paarsyeshme në vendin e punës, pa njoftim apo arsye të justifikuar, që ka rezultuar në ndërprerjen e procesit të flotacionit dhe ka shkaktuar pasoja financiare e operative për ndërmarrjen. “Çështja i është përcjellë Komisionit Disiplinor për shqyrtim dhe vendimmarrje në përputhje me rregulloret e Trepça Sh.A.
Trepça Sh.A. vazhdon të zbatojë me përgjegjësi parimet e disiplinës, transparencës dhe llogaridhënies në punë”, thuhet në njoftim.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





