Prej disa ditësh, në Prishtinë dhe në shumë vende të Kosovës e jashtë saj po zhvillohen protesta për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Në protestën e fundit në Prishtinë mori pjesë edhe këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima.
Prania e saj në këtë tubim u bë e njohur përmes një postimi në rrjetet sociale.
Këngëtarja ndau një fotografi nga Kosova, duke shprehur mbështetje për protestat dhe për ish-luftëtarët e UÇK-së. “Në Kosovë duke mbështetur protestat në përkrahje të UÇK-së kundër dënimeve të padrejta ndaj luftëtarëve të UÇK-së”, shkroi Besa.
Në vazhdim, ajo përcolli një mesazh të shkurtër: “Liri për heronjtë tanë”.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





