Antonio Banderas tregon se infarkti ndryshoi jetën e tij për gjithmonë

Antonio Banderas ka folur hapur për vendimin për t’u larguar nga Amerika dhe për t’u rikthyer në vendlindjen e tij, Malaga, më shumë se 20 vjet pasi u zhvendos në SHBA.

Aktori 65-vjeçar u transferua atje në vitin 1995, pasi u dashurua me aktoren Melanie Griffith.

Banderas tregoi se ataku në zemër që pësoi në vitin 2017 ndryshoi mënyrën se si e shihte jetën. “Infarkti im në zemër ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë në jetën time”, tha ai. “E dija që Malaga ishte atje, qyteti im i lindjes.


- Advertisement -

Nuk duhej të isha në Malibu, por në Malaga”, u shpreh aktori.

Tashmë Banderas jeton në Spanjë me partneren e tij, Nicole Kimpel, dhe drejton teatrin e tij, Teatro del Soho.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *