Marcus Rashford shijon pushimet në Saint-Tropez në shoqëri të gjashtë grave

Sulmuesi anglez, Marcus Rashford, po shijon pushimet verore në Saint-Tropez, ku është fotografuar në një jaht luksoz në shoqërinë e të paktën gjashtë grave.

Rashford shfaqet i relaksuar dhe larg angazhimeve sportive, duke shfrytëzuar pushimet pas përfundimit të sezonit.

Vëmendje të veçantë ka marrë edhe pamja e tij.


- Advertisement -

Futbollisti kishte në dorë një orë Hublot Square Bang Unico, vlera e së cilës përllogaritet në rreth 25 mijë euro.

Ai kishte gjithashtu një varëse argjendi me mbishkrimin:”Shtëpia është ku është zemra”.

Rashford vjen pas një sezoni të kaluar në huazim te Barcelona, ku pati 44 paraqitje dhe shënoi 13 gola në të gjitha kompeticionet.

Pas përfundimit të huazimit, pritet që sulmuesi të rikthehet te Manchester United, por e ardhmja e tij në klub mbetet ende e pasigurt.

Sipas raportimeve, Rashford është ofruar te disa klube gjatë javëve të fundit, ndërsa mes emrave të përmendur janë Roma dhe Napoli.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *