Vandalizimi i portreteve të UÇK-së në Çair: Reagimet e partive shqiptare dhe veprimet kundër vandalizmit

Portretet e figurave të UÇK-së dhe simbolet kombëtare të vendosura në muret e disa hapësirave publike në Çair janë vandalizuar, duke nxitur reagime nga partitë shqiptare atje.

BDI e ka cilësuar aktin si provokim të rëndë, ndërsa Forumi Rinor i VLEN-it ka zhvilluar një aksion në Çair kundër vandalizmit dhe gjuhës së urrejtjes.

Partia shqiptare në opozitë, BDI ka shpërndarë përmes një video incizimi portretet e shkaravitura të çlirimtarëve, nëpër disa mure të Komunës së Çairit. “Përdhosja e figurave të UÇK-së në Çair, pikërisht në përvjetorin e rënies së Komandant Telit, është provokim i rëndë.


- Advertisement -

BDI – Dega Çair dënon ashpër përdhosjen e muraleve me figurën e Adem Jasharit, Komandant Telit, emblemën e UÇK-së dhe simbolet e tjera të luftës së shqiptarëve.

Nuk mund të mos shqetësohemi për atmosferën që po krijohet në vend.

Një pushtet i nënshtruar politikisht ka krijuar terren ku elementet radikale nacionaliste ndihen gjithnjë e më të inkurajuara të provokojnë shqiptarët, të prekin gjuhën e tyre, simbolet dhe tani edhe figurat e dëshmorëve”, thuhet ndër të tjera në reagimin e BDI-së në Çair.

Ndaj këtij vandalizmi ka reaguar edhe Forumi Rinor i VLEN-it që ka zhvilluar një aktivitet në Çair në mbrojtje të figurave kombëtare dhe kundër vandalizmit në hapësirat publike.

Të rinjtë e këtij Forumi kanë pastruar një hapësirë publike nga mbishkrimet dhe mesazhet e urrejtjes, duke përcjellë mesazhin “Jo gjuhës së urrejtjes!” Nga Forumi Rinor i VLEN-it thonë se figurat kombëtare, historia dhe identiteti duhet të respektohen dhe të mbrohen, ndërsa hapësirat publike u përkasin të gjithë qytetarëve.

Nga Forumi Rinor i VLEN-it, thonë se, provokimi i aktit vandal është bërë në hapësirë territoriale të banuar kryesisht me shqiptarë.

Nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, thanë se në Sektorin për Punë të Brendshme të Shkupit nuk është paraqitur dikush me ndonjë ankesë të këtillë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *