Anne Hathaway u paraqit në eventin D23: The Ultimate Disney Fan Event në Anaheim të Kalifornisë, duke tërhequr vëmendjen me një zgjedhje të veçantë të modës gjatë shtatzënisë.
Aktorja 43-vjeçare, e cila në qershor konfirmoi se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, kishte veshur një fustan të kuq të shndritshëm, me pala dhe fund asimetrik, të kombinuar me pantallona krem me këmbë të gjera.
Hathaway ishte në event edhe për të festuar përzgjedhjen e saj si një Legjendë zyrtare e Disney-t, ndërsa u dha fansave lajmin se “The Princess Diaries 3” po ecën përpara me xhirimet.
Julie Andrews, megjithatë, ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e filmit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





