Angelina Jolie dhe Salma Hayek kanë rrëfyer për marrëdhënien e veçantë që krijuan gjatë xhirimeve të filmit “Without Blood”, duke treguar se bisedat mes tyre në sheshxhirim shpesh ishin të drejtpërdrejta dhe plot emocione.
Jolie, e cila drejtoi filmin, tha se nuk kishte përjetuar më parë një lidhje të tillë me një person tjetër.
Ndërsa Hayek tregoi se gjatë xhirimeve në vitin 2022, ato shpesh qanin, flisnin me zë të lartë dhe i shprehnin hapur emocionet njëra-tjetrës.
Sipas Hayek, komunikimi mes tyre ishte shumë i natyrshëm dhe ajo vlerësoi mënyrën se si Jolie e udhëhoqi gjatë punës.
Ajo tha se e do mënyrën si mendon Jolie dhe se ndihej e sigurt për të qenë vetvetja gjatë bashkëpunimit.
Jolie e lidhi këtë afërsi edhe me përvojat e ngjashme që të dyja kanë kaluar në jetë.
Ajo tha se është e lumtur që janë takuar në një fazë më të vonshme të jetës, duke theksuar se si gra kanë përjetuar shumë gjëra të ngjashme dhe kanë arritur në një pikë ku e vlerësojnë më shumë miqësinë dhe mirëkuptimin.
Hayek u shpreh se kjo lidhje është e vështirë të gjendet dhe se pikërisht komunikimi e lidhja mes njerëzve janë ndër temat që trajton edhe filmi.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





