Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hysen Gecaj, ka paralajmëruar se pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë mund të ketë tentativa për destabilizimin e Kosovës, duke vlerësuar se Serbia dhe shtete të tjera që nuk janë mike të Kosovës mund ta shfrytëzojnë situatën dhe emocionet e qytetarëve për destabilizim.
Gecaj ka thënë se një reagim i tillë nga Serbia ka qenë i pritshëm, pavarësisht epilogut të procesit gjyqësor, ndërsa ka theksuar se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë ndërtuar kapacitete profesionale për menaxhimin e situatave të tilla.
Ai ka shprehur gjithashtu qëndrimin e tij kritik ndaj mënyrës së themelimit të Gjykatës Speciale, duke thënë se shpreson që procesi në apel të sjellë një rezultat ndryshe për katër të dënuarit në shkallë të parë.
Gecaj ka krahasuar vuajtjet e popullit së Kosovës gjatë luftës me pretendimet për krime të trajtuara në procesin gjyqësor në Hagë.
Duke folur për situatën e sigurisë gjatë protestave, Gecaj ka vlerësuar se institucionet e sigurisë në Kosovë kanë ndërtuar kapacitete profesionale, por sipas tij, rreziku kryesor lidhet me mundësinë e manipulimit të qytetarëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





