Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka publikuar një njoftim pozitiv rreth takimit mes ambasadorit amerikan në NATO, Mathew Whitaker.
Në postimin e tyre në rrjetet sociale, takimi është vlerësuar si një takim konstruktiv.
Ambasadori Whitaker theksoi se bashkëpunimi i Serbisë me partnerë të pabesueshëm krijon një varësi strategjike afatgjatë që është e vështirë të shkëputet dhe ndikoi në bashkëpunimin e ardhshëm.
Në njoftim theksohet se për një partneritet modern dhe të qëndrueshëm, Serbia duhet të përqendrohet në bashkëpunimin me Perëndimin dhe zgjedhjen e partnerëve të duhur.
Takimi mes dyshes pritet të çojë në një stërvitje të përbashkët të Serbisë dhe NATO-s në maj.
