Kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, njëherësh ministre e Drejtësisë, nuk ka reaguar ende lidhur me deklaratat skandaloze të deputetit të partisë së saj, Fatos Gecit.
Në faqet e saja zyrtare nuk figuron ende ndonjë postim, lidhur me gjuhën fyese dhe denigruese të deputetit Geci, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se në seancën e jashtëzakonshme të së hënës, në Kuvendin e Kosovës, deputeti Geci kishte ‘uruar’ burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili për rreth gjashtë vjet në paraburgim në Hagë.
Në të njëjtën ditë, Geci kishte ofenduar rëndë dhe kishte përdorur gjuhë seksiste ndaj nënkryetares së Parlamentit, Vlora Çitakut. “I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu.
Gru e keqe”, i kishte thënë deputeti Geci, Çitakut. “Kuvendi s’është arenë sulmesh”, Haxhiu kundër gjuhës seksiste dhe përçarëse
