Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan me 63 vota për, pa kundër dhe pa abstenim, për miratimin e Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.
Ligji për çmimet tavan gjithashtu kaloi në shqyrtim të dytë, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, opozita nuk e mbështeti këtë ligj, duke argumentuar se është antikushtetues.





