Legjenda e muzikës turke, Ibrahim Tatlises, u largua nga Spitali ‘Acibadem Altunizade’ në Stamboll, ku ishte në trajtim që nga 7 prilli.
Ai foli hapur për ditët në spital, raportet familjare dhe vendimin për trashëgiminë e pasurisë së tij.
Tatlises shprehet emocionalisht për marrëdhëniet familjare duke theksuar se emri i tij është trashëgimia më e madhe që lë fëmijëve.
Deklaratat e tij kanë bërë bujë në Turqi dhe më gjerë.





