Albin Kurti: Takime të rëndësishme në SHBA për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se gjatë javës së kaluar qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kurti theksoi se gjatë qëndrimit në New York zhvilloi takime me liderë dhe zyrtarë të lartë të shteteve mike të Kosovës, si dhe me drejtues të institucioneve ndërkombëtare.

Ai gjithashtu u takua me përfaqësues të mërgatës shqiptare në New York.


- Advertisement -

Sipas Kurtit, në këto takime u diskutuan një sërë çështjesh, përfshirë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët, sipas tij, për herë të parë ishin pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës. “Biseduam për ekonomi e për zhvillim, për siguri e për mbrojtje, si dhe për të ardhmen tonë euro-atlantike”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se vizita në SHBA ishte e përqendruar edhe në forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe avancimin e interesave të Kosovës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *