Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë: Një Eksperiencë e Paharrueshme për Të Rinj

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë ka përmbyllur edicionin e katërt me rreth 20 mijë vizitorë gjatë katër ditëve, duke mbledhur fëmijë, familje dhe shkolla nga pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës.

Aktivitetet e shumta të festivalit, përfshinin pjesëmarrjen e shkollave dhe grupeve të organizuara nga komuna të ndryshme, ndërsa shumë fëmijë u shoqëruan nga prindërit e tyre.

Sipas organizatorëve, bashkëpunimi mes shkollave dhe familjeve ka pasur një ndikim të rëndësishëm në rritjen e shitjes së librave. “Ajo çka është më e mira, duket që bashkëpunimi shkollë me familje ka qenë në këtë rast mjaft i mirë, për shkak se thuajse prindërit u kanë dhënë disa mjete financiare fëmijëve që të paktën një libër ta kenë me vete pas përfundimit të vizitës në festival.


- Advertisement -

Prandaj edhe shtëpitë botuese, komunikimin fillestar e kemi, janë mjaft të kënaqura me shpërndarjen dhe shitjen e librave natyrisht”, tha Agon Ahmeti, drejtor i organizatës “ETEA”.

Në edicionin e sivjetmë morën pjesë rreth 15 shtëpi botuese nga Kosova dhe rajoni.

Përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe edukative, festivali synon të nxisë shprehinë e leximit te fëmijët dhe t’i afrojë ata me botën e librit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *