Kryeministri Albin Kurti, nga Londra foli rreth 48 bazave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.
Për këtë në emisionin Kosova Today u diskutua me njohësin e çështjeve të sigurisë Hysen Gecaj.
Gecaj tha se Serbia vazhdimisht ka qenë faktorë destabilizues dhe s’e ka fshehur kurrë këtë fakt.
Sipas tij, kryeministri Kurti ka folur për një temë që nuk i përkiste vizitën në Briani. “Atje është dashur të trajtohen tema që kanë të bëjnë me raportet Kosovë-Britani dhe të forcohet kjo miqësi.
Dhe Britania shpesh na ka paralajmëruar.
Ju kujtohet deputetja britanike.
Prandaj, përsëritja e vazhdueshme dhe këtyre detajeve dhe informacioneve po shkakton parehati dhe pakënaqësi”, deklaroi ai.
Tutje ai theksoi se kryeministri Kurti po e humb mundësi për t’i rregulluar raportet me Britaninë, pasi siç tha Gecaj janë dëmtuar.
